Aliu: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë

“Unë besoj se shëndetësia është më shumë se një sistem. Është një premtim moral i pashkëputshëm që ia japim njëri-tjetrit: që kur kemi më shumë nevojë, dikush do të jetë aty për ne”, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një video-mesazh drejtuar qytetarëve.

Ai nënvizon se ky premtim ka nevojë të rikthehet në sistem – jo me vendime të improvizuara, por me vizion të qartë, pa nostalgji, me të dhëna dhe me guxim.

“Vizionit po i japim jetë me një hap të madh të parë: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë”, thekson ministri Aliu, duke sqaruar se në Shtip do të ndërtohet një qendër klinike moderne dhe Fakultet i Mjekësisë për gjeneratat e ardhshme të mjekëve.

“Në Tetovë, spitali do të pajiset me aparaturë moderne mjekësore dhe do të ndërtohen dy objekte të reja, duke e kthyer atë në simbol të kujdesit dhe dinjitetit. Në Kërçovë, aty ku spitali ka mbetur vetëm një premtim i parealizuar që nga shekulli i kaluar, do të ndërtojmë një spital të ri, të ndritshëm, të ngrohtë dhe të denjë për secilin prej jush”, theksoi Aliu.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi, pasi horizonti i vizionit të tij është shumë më i gjerë.

“Le ta ndërtojmë një sistem shëndetësor modern, human dhe të digjitalizuar. Ne nuk jemi këtu për të ndjekur shtigje të së kaluarës që nuk të çojnë askund. Ne jemi këtu për të ndërtuar besimin për gjeneratat e ardhshme. Dhe së bashku me ju, do ta bëjmë këtë vizion realitet”, përfundoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në fjalimin e tij video.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img