Ngjarje tronditëse në Gjilan: Gruaja tenton vetëvrasjen, dyshohet se u shty nga një person

Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt vetëvrasjes, në rrethana e motive akoma të paqarta, raporton Klankosova.tv

Klankosova.tv ka mësuar se fatmirësisht viktima ka shpëtuar, por me lëndime trupore. Ajo fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të para, posa ngjarja është denoncuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti si ” Shtytja në vetëvrasje”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Personi i përfshirë dyshohet se e ka shtyrë apo ndihmuar viktimën drejt aktit të rëndë, transmeton Klankosova.tv

Kjo vepër penale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me burgim, por nëse ka vetëm tentim, dënimi zbutet.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img