Transportuesit në protestë, vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare

Trafiku i mallrave në pikat kufitare vazhdon të mbetet i bllokuar, për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor. Kamionët e transportuesve mbeten në pikat kufitare drejt vendeve të zonës Shengen, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të ndryshojë rregullin për evidencën elektronike të qëndrimit të transportuesve në zonë. Vetëm Mali Zi ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Unionin, vendim që ka ardhur pas një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze. Në pikat kufitare të vendit, transportuesit janë pa kushte, pa ushqim dhe higjienë. Shprehin humbjet financiare që shoqërohen nga kjo bllokadë.

“Deri më tani kemi kaluar disi, tash më të rejën, do të ngecet. Prej tani jemi në humbje, tutje do të jetë katastrofale. S’ka mjete nga asnjë anë. Kemi investuar. Ka njerëz me kredi që s’mund t’ia dalin në asnjë mënyrë.”, – u shpreh transportuesi, Goran Stojkovski.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ofroi disa zgjidhje që do të rregullonte problemet e transportuesve. Shton se situata paraqet goditje serioze për kompanitë e tyre.

“Sa i përket zgjidhjes, janë ofruar disa alternativa. Një prej zgjidhjeve është që të aplikohet rregulla e njëjtë që vlen për personelin e pilotëve, që do të thotë se këto rregulla për ata nuk vlejnë. Varianti i dytë, më pak i pranueshëm, është që ky sistem të shtyhet për një vit më së paku dhe të kërkohet zgjidhje, dhe e treta, që secili vend anëtar i Shengenit të japë viza për transportuesit dhe e katërta oferta që mund ta japë Komisioni Evropian.”, – theksoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Protesta e transportuesve është kundër zbatimit të sistemit EES për qëndrimin në zonën Shengen dhe rregullit 90/180 ditë, i cili, sipas tyre, po e paralizon punën e tyre.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img