3 të vdekur dhe 8 të plagosur në të shtënat masive në një restorant në New York

Të paktën tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur “disa persona të armatosur” hapën zjarr brenda një restoranti në New York City në Brooklyn herët në mëngjes teksa vendi po mbyllej, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, komisarja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, tha se policia iu përgjigj raporteve për të shtëna pak para orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Viktimat që humbën jetën u identifikuan si tre burra, të moshës 27 dhe 35 vjeç dhe një tjetrit, mosha e të cilit ende nuk është përcaktuar.

Tetë persona e tjerë të plagosur u dërguan në spitale aty pranë, megjithëse autoritetet nuk dhanë detaje mbi gjendjen e tyre.

Komisarja e policisë tha se të përfshirë janë “disa persona” që qëlluan me armë zjarri dhe ende nuk janë kapur, si dhe theksoi se hetuesit gjetën të paktën 36 gëzhoja nga “armë të shumëfishtja” në vendngjarje.

“Aktualisht kemi identifikuar 11 viktima të moshës nga 27 deri në 61 vjeç, tetë meshkuj dhe tre femra”, tha ajo.

Tisch gjithashtu përmendi se shtatë muaj pas fillimit të këtij viti New Yorku ka parë numrin më të ulët ndonjëherë të incidenteve me të shtëna dhe viktimave me të shtëna.

Policia ka nisur një hetim mbi incidentin.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img