16 kryeheronj në zyrën e Ali Ahmetit, me shumë përkushtim një dhuratë e veçantë nga Elmedin Asani

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndarë një mesazh vlerësimi për një pikturë që simbolizon rrugëtimin dhe sakrificën e brezave liridashës, duke ruajtur kujtesën për ata që i paraprinë luftës çlirimtare dhe qëndresës për liri.

Ahmeti thekson se vepra artistike, e cila është dhuratë nga miku i tij Elmedin Asani, ka për të një domethënie të veçantë dhe zë vend nderi si në zyrën e tij ashtu edhe në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas tij, piktura pasqyron guximin, sakrificën dhe idealin për liri të atyre që u vunë në shërbim të çlirimit të vendit.

Në këtë vepër janë paraqitur heronj që Ahmeti i quan vëllezër dhe bashkëluftëtarë, me të cilët ndau ëndrrën për liri, barrën e një detyre të shenjtë dhe besimin e palëkundur se vendi do të ngrihej i lirë dhe dinjitoz për brezat që vijnë. Ai nënvizon se këta luftëtarë përbëjnë bërthamën e rezistencës dhe të çlirimit të Kosovës, duke përfaqësuar zonat e Drenicës, Llapit dhe Dukagjinit.

Sipas Ahmetit, kjo pikturë mbetet një dëshmi e përhershme se liria nuk ishte rastësi, por fryt i bashkimit, vendosmërisë dhe sakrificës së një brezi të pathyeshëm.

Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti shpreh lavdi dhe nderim të përjetshëm për luftëtarët e lirisë, duke ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave për të cilat ata u flijuan.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img