Një vit drejtimi në krye të Postës: Orhan Kurtishi prezanton rezultatet

Sot bëhet një vit prej kur Orhan Kurtishi mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, ai ka ndarë me opinionin publik një përmbledhje të punës dhe rezultateve të arritura gjatë 12 muajve të fundit.

Sipas Kurtishit, ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por edhe me vendime të rëndësishme që synonin rikthimin e stabilitetit dhe funksionalitetit të këtij institucioni publik. Ai thekson se fokusi ka qenë te përmirësimi i kushteve për punonjësit, ofrimi i shërbimeve pa ndërprerje për qytetarët dhe nxjerrja e Postës nga vështirësitë financiare.

Ndër arritjet e theksuara gjatë këtij viti janë:
• Hartimi i një plani emergjent për ristrukturimin e Postës;
• Shlyerja e kredisë prej 2.5 milionë euro ndaj Halk Bank;
• Pagesa e rregullt e pagave, pa vonesa;
• Rritje e pagave për të gjithë punonjësit;
• Shlyerja e borxheve të akumuluara ndër vite;
• Sistematizim i ri i vendeve të punës;
• 150 punësime të reja;
• Porositja e 100 veturave të reja për shërbimet postare;
• Hartimi i planit për blerjen e makinës së sortimit të dërgesave;
• Fillimi i projektit për rikonstruktimin e objektit të Postës në Kumanovë;
• Marrëveshje të reja për dërgesa ndërkombëtare.

“Pa premtime boshe – vetëm punë konkrete dhe shërbim me dinjitet”, ka deklaruar ndër të tjera Kurtishi, duke shtuar se puna do të vazhdojë me përkushtim dhe vizion për ta forcuar më tej këtë institucion publik.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img