1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët kursyen më shumë pavarësisht pushimeve, frenohen kreditë

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para.

Përveç parave nën “dyshek”, rreth 1.4 trilionë lekë para kanë kursyer shqiptarët në depozitat e tyre bankare, në rritje krahasuar me korrikun 2024.

Ndalur në lekë apo valutë, të dy treguesit kanë shënuar rritje. Në 665 miliardë lekë apo thënë ndryshe 6.8 miliardë euro janë kursimet në lekë një rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë.

Si rezultat dhe i ardhjes së emigrantëve por dhe prurjeve nga turizmi, janë rritur edhe kursimet në valutë në 8.26 miliardë euro me rritje 8.3% me bazë vjetore.

Nga ana tjetër kreditimi i ekonomisë u ngadalësua lehtë në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re arriti vlerën e 28.9 miliardë lekëve, 1.3% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndjeshëm kredi kanë marrë individët. Me një rritje 14% kredia për individët arriti në 9.8 miliardë lekë e ndikuar kryesisht nga interesi për të blerë pasuri të paluajtshme si dhe kredi për konsum.

Ndërsa kredia për biznese arriti në 19.1 miliardë lekë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img